Autoritetet ukrainase kanë dënuar në mungesë propagandistin rus Anton Krasovsky për mbështetjen e pushtimit rus dhe thirrjen për gjenocid të ukrainasve.
Krasovsky u dënua me dënim maksimal prej 5 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë. Ish-drejtori i ‘Russia Today’ bëri thirrje që fëmijët ukrainas që e urrejnë Rusinë të mbyten dhe digjen në tetor 2022.
Ai gjithashtu shtoi se Ukraina nuk duhet të ekzistojë fare, shkruajnë mediat e huaja.
Shërbimi i Sigurimit raporton se është në dijeni të vendndodhjes së Krasovsky dhe synon ta sjellë atë para drejtësisë. Hetimi i tyre u krye nën drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme.