Ukraina ka pretenduar se ka eliminuar 800 ushtarë rusë në 24 orët e fundit. Në përditësimin e saj të fundit mbi humbjet ruse, ministria e mbrojtjes e Ukrainës tha se gjithsej 141,260 trupa ishin vrarë që nga fillimi i luftës.
Megjithatë, më herët sot inteligjenca britanike vlerësoi se nga 40,000 deri në 60,000 forca ruse kanë vdekur deri më tani. Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se rreth 175,000 deri në 200,000 forca ruse ishin vrarë ose plagosur në total, shkruan Skynews.
Ukraina gjithashtu pretendoi se kishte shkatërruar rreth 298 avionë ushtarakë, 6,520 automjete të blinduara luftarake dhe 3,298 tanke.