Astrit Patozi dhe Dashamir Shehi i LZHK-së, raportohet se kanë arritur një marrëveshje dhe do të jenë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 maji. Zyrtarizmi i kësaj marrëveshjeje pritet të bëhet ditën e nesërme, në orën 11:00.
Në një intervistë që ka pasur më herët për mediat, Astrit Patozi nga “Bindja Demokratike”, tha se ata synojnë Këshillat Bashkiak, mirëpo nëse poli opozitarë do të jetë edhe më i madh, pritshmëritë për rezultate do të jenë edhe më të larta.