Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në koshat e mbeturinave në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë. Si pasojë e gjithë zona ka mbetur pa drita, pasi pranë koshit ku ka rënë zjarri, ndodhej edhe një kabinë elektrike.
Nga të dhënat e deritanishme, mendohet se zjarri është vendosur qëllimisht, pasi disa ditë më parë shërbimi i pastrimit i është hequr firmës private dhe i ka kaluar Bashkisë së Lushnjes.
Ndaj dhe mendohet se e gjithë situata e krijuar është bërë nga firma private, në shenjë proteste.
Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit dhe punonjësit e OSHEE-së, të cilët po mundohen që të normalizojnë situatën, ndërkohë që ndriçimi ende nuk është kthyer në lagje.
Po ashtu, pasi zjarrfikësja dhe punonjësit e OSHEE-së të përfundojnë punë, Policia do nisë hetimet për të zbuluar se kush fshihet pas ngjarjes.