Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit 2 deputetë të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Flamur Noka, ndërsa me 5 ditë ka përjashtuar deputetët Edi Paloka dhe Belind Këlliçi.
Vendimi erdhi pas kërkesës së Partisë Socialiste lidhur me seancën e së hënës ku deputetët demokratë bllokuan foltoren duke mos lejuar vijimin normal të Kuvendit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka foli pas mbledhjes së Komisionit të Etikës në Kryesinë e Kuvendit, ku kërkohej përjashtimi i tij dhe deputetëve të tjerë demokratë.
Gjatë fjalës së tij për mediat, Noka tregoi një video kur Partia Socialiste ishte në opozitë dhe protestonte në Kuvend, ku deputetët e kësaj force politike përdornin vuvuzela dhe bilbila.