Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për trafik droge, u arrestua dhe u dërgua në prokurorinë e Cyrihut.
Mediat vendase raportojnë se arrestimi i tij është bërë nga policia bashkiake gjatë një kontrolli të hënën në Kreuzplatz në Cyrih ku u sekuestruan një sasi të vogël kokaine dhe heroinë.
Në shtëpinë e të dyshuarit u zbuluan më shumë se një kilogram heroinë, sasi të vogla kokaine, produkte prerëse dhe disa qindra franga para të gatshme.
Vlera e drogës së sekuestruar arrin në më shumë se 30 000 franga.
The post U kap me kokainë në shtëpi, arrestohet shqiptari në Zvicër appeared first on 27.