Petraq Kolevica, lindi në Korçë më 11.01.1934, kreu shkollën fillore dhe gjimnazin ne Korçë (në vitin 1952). Gjimnazi i Korçës ishte pasardhës i Liceut francez dhe disa nga profesorët e mëparshëm vazhdonin të jepnin mësim atje.
Ndër të tjera ishin keta mësues që ngjallën tek Petraqi interesin dhe dashurinë për artin e sidomos poezinë. Në atë kohë pati kontakt dhe me piktorët Vangjush Mio e Vangjush Tushi që ndikuan shumë në formimin e tij.
Studimet për inxhinieri ndërtimi i kreu në periudhën 1952–1957 në Universitetin Politeknik të Tiranës. Punoi shumë vite si inxhinier dhe arkitekt. Gjatë gjithë veprimtarisë si arkitekt ai u mundua të projektonte ndërtesa moderne dhe funksionale.
Ai frymëzohej pjesërisht nga revista të ndryshme të cilat vinin të përkthyera nga Bashkimi Sovietik. Pas një fjalëkëmbimi me Enver Hoxhën në ekspoziten „Shqipëria Sot“ u dërgua për të punuar si teknik ndërtimi në Valias.
Që nga ajo kohë, Petraq Kolevica nuk punoi më aq shumë si arkitekt. Jetën e tij si inxhinier dhe arkitekt e ka përmbledhur ne librin „Arkitektura dhe diktatura“.
The post EMRI/ Ndahet nga jeta arkitekti i njohur appeared first on 27.








