Hatay ishte një nga 10 provincat e prekura nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë që ndodhën në Kahramanmaras.
‘Renaissance Residence’, një nga ndërtesat më luksoze në Hatay, e vendosur në bulevardin Inonu të rrethit Antakya, me 12 kate dhe 250 apartamente, doli në plan të parë me lajmin se u shemb nga tërmeti.
Mehmet Yasar Coskun, kontraktori i banesës së shembur, u kap në aeroport teksa po përpiqej të largohej jashtë vendit. Mehmet Yasar Coskun, kontraktori i ‘Ronesans Residenceo’, përfundoi ndërtimin e pallatit në vitin 2013.
Arkitekti Mehmet Yasar Coskun ka një kompani konsulence që ai e themeloi në Mal të Zi me vëllain e tij Huseyin Coskun, i cili është një inxhinier ndërtimi.
Mediat turke raportojnë se, Coskun ka tentuar të arratiset jashtë shtetit nga aeroporti i Stambollit me paratë. Dalja e Coskun nga aeroporti i Stambollit për në Karabakh është penguar nga ekipet e policisë, të cilat kanë vepruar pas njoftimit.
Ai u kap me urdhër të Prokurorisë së Kryeprokurorit të Gaziosmanpaşa, u arrestua dhe u dërgua në Drejtorinë e Policisë. Procedura ndaj të dyshuarit është duke vazhduar.
The post Tentoi të arratiset, arrestohet ndërtuesi i kullës lukzose në Turqi appeared first on 27.