Një autobus i linjës Athinë-Tiranë me 40 persona në bord humbi kontrollin dhe është përmbysur në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
30 persona në këtë mjet janë lënduar dhe u dërguan në Spitalin e Gjirokastrës për kurim dhe gjendja e tyre është e mirë.
Të dhënat e para flasin se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë, që solli daljen jashtë kontorollit të mjetit dhe përmbysjen e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit.
Policia po heton ngjarjen dhe po merr në pyetje drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët e tij. Ndërsa në vendin e ngjarjes po kryhen ekspertime.