Evi Kokalari ka paralajmëruar lindjen e lëvizjes konservatore në Shqipëri.
Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, Kokalari shprehet se Shqipëria ka nevojë për një mentalitet të ri politik ndryshe nga ç’është parë 32 vitet e fundit.
Sipas saj, këtë mentalitet mund ta sjellë vetëm diaspora, në bashkëpunim me elementë konservatorë në Shqipëri dhe me ndihmën e konservatorëve amerikanë dhe evropianë.