Një punonjës i bashkisë së Fierit ka humbur jetën këtë të Mërkurë. Viktima është një 34-vjeçar i cili sipas policisë, dyshohet se ka pësuar infarkt.
“Rreth orës 17:30, në fshatin Mbyet, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (infarkt), shtetasi E.M., 34 vjeç, banues në Kreshpan, punonjës në Bashkinë Fier. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes, shtuan të njëjtat burime.