Me anë të një votimi të fshehtë, me shumicë votash Kristi u zgjodh lideri më i ri i shtëpisë.
Ditën e sotme ai nisi të diskutojë me Luizin, Armaldon, Oltën për ndarjen e punëve.
Luizi: Mirë, po Diola nuk do në kuzhinë? Fute në tualet.
Olta: Kjo Diola është bërë e lezetshme shumë.
Luizi: Kur arriti të përdori fëmijët e saj në një debat të kotë, është e gatshme të bëjë gjithcka.Ka marrë super xhiro se mendon që ka eliminuar Amosin.
Javën e kaluar Diola pati një përplasje me Valbonën për detyrën që i’u caktua ne kuzhinë dhe kërkoi që ta provonin të gjithë atë detyrë jo vetëm ajo.