Mjekja e ekipit shqiptar të emergjencave ka treguar përmes një audio-regjistrimi se po punojnë në një pallat të shembur 8-katësh.
Siç thotë ajo bëhet fjalë për 60 persona në rrënoja.
“Vetëm tre persona janë nxjerrë të vdekur, për pjesën tjetër është ende duke u punuar. Jemi vendosur me ekipe të ndara, pjesa e mjekësisë dhe pjesa e emergjencave të kërkim shpëtimit,” – tregon mjekja.