Fatkeqësisht, do të duhet kohë të kemi një numër përfundimtar të viktimave dhe dëmeve të shkaktuara nga tërmetet që ndodhën në zonën jugore të Turqisë gjatë natës dhe në mëngjesin e vonë të 6 shkurtit 2023. Tërmetet me magnitudë 7.8 dhe 7.5 ballë dhe u pasuan nga pasgoditje të shumta të cilat do të vazhdojnë për ditë, javë dhe ndoshta muaj. Për të kuptuar se çfarë i shkakton ato Focus.it ka sjellë një shpjegim shkencor.
Turqia është një nga vendet më të prekura nga tërmeti në botë, sepse shtrihet në pllakën e Anadollit midis dy çarjeve kryesore në koren e tokës. Çarja në Anadollin e Veriut (me të verdhë në foto 1, më poshtë) që përshkon vendin nga perëndimi në lindje dhe çarja e Anadollit lindor (me rozë në foton 1) që ndodhet në rajonin juglindor të vendit. Ato kanë origjinën nga një zonë e vetme e njohur si “Kryqëzimi i trefishtë i Karliovës”, i quajtur kështu sepse është pika e kryqëzimit midis tre pllakave: asaj anadollake, euroaziatike dhe arabe.
Për të kuptuar pse ndodhin tërmete të tilla të dhunshme, shikoni foton 2 (më poshtë ). Ylli i kuq tregon zonën ku kanë ndodhur tërmetet e fundit në çarjen e Anadollit Lindor. Kjo çarje është e tipit “rrëshqitës”, që do të thotë se dy rajonet në kontakt rrëshqasin horizontalisht në lidhje me njëri-tjetrin kur ndodh një tërmet.
Në këtë rast, nga të dhënat e para të marra duket se ka pasur një rrëshqitje të zonës më veriore të thyerjes drejt jugut me rreth 2 metra. E gjithë kjo për faktin se pllaka arabe, e cila ndodhet në jug po lëviz drejt veri-verilindjes me një shpejtësi prej rreth 24 milimetra në vit dhe ndërsa në veri të Gjirit Persik ajo rrëshqet nën Euroazi (ku në foton 2 ka trekëndëshat e vegjël përgjatë një vije të zezë), përgjatë thyerjes lindore të Anadollit pllaka krijon një lëvizje rrëshqitëse.
Rrëshqitja nuk ndodh vazhdimisht, por ndodh vetëm kur forcat e përfshira grumbullohen në sasi të mëdha përgjatë thyerjes dhe në një moment të caktuar kjo i çliron papritur.