Shkarkohet nga detyra gjyqtari Tritan Hamitaj.
KPA mori vendimin këtë të hënë, duke lënë në fuqi vendimin e marrë më herët nga ana e KPK-së.
Njoftim vendimi:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 61/2020, datë 18.12.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tritan Hamitaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 297, datë 17.09.2020.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 297, datë 17.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Tritan Hamitaj.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 06.02.2023