Një protestë është duke u zhvilluar këtë të hënë pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel.
Një grup qytetarësh, të rinj të FRPD dhe simpatizantë të PD janë mbledhur rreth 1 km larg nga shtëpia e kryeministrit dhe me pankarta në duar i kërkojnë të largohet nga detyra.
Duket se kjo protestë kja ardhur pas publikimit të çështjes së ish-zyrtarit “McGonigal”, i cili ndër të tjera po hetohet edhe për lidhjet me Shqipërinë.
Në pankartat e të rinjve shkruhet “faktet dolën, jep dorëheqjen” teksa në foto shfaqet Rama dhe ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal.