Reshjet e shiut kanë mbushur liqenin e Fierzës.
Vetëm 4 metra kanë mbetur pa u mbushur nga baseni më i madh ujëmbledhës për prodhimin e energjisë në vend.
Sipas të dhënave zyrtare, liqeni i Fierzës arriti në kuotën e 292 metrave.
Si pasojë e prurjeve, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka bërë me dije se të katër turbinat e hidrocentralit të Fierzës janë në punë me kapacitet të plotë.
Ndërkohë që vetëm gjatë muajit janar, KESH eksportoi rreth 135 mije megavat/orë energji. Po gjatë janarit, në Kosovë janë dërguar 164 mijë megavatorë energji elektrike.