Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar vetëm 16 raste të reja me koronavirus nga 411 testime të kryera në total.
Ministria e Shëndetësisë raporton se aktualisht në të gjithë vendin janë 130 qytetarë aktivë me COVID-19.
Në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor vetëm 2 pacientë. Fatmirësisht nuk është raportuar për asnjë viktimë.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,543 që nga fillimi i epidemisë.