Dy vëllezërit shqiptarë nga Saranda, Dhimitër e Xhevahir Poti, të arrestuar në muajin maj në Belgjikë ishin drejtuesit e organizatës së trafikut ndërkombëtar të drogës, e cila një ditë më parë u shkatërrua nga Policisa financiare italiane të qytetit të Breshias.
Nga ky operacion u arrestuan 99 persona, e 196 persona të tjerë u vunë nën hetim.
Ky informacion u bë publik nga koloneli i policisë së Breshias, Michele Esposito, ka theksuar rëndësinë e koordinimit gjyqësor të agjensisë europiane Eurojust në realizimin e suksesit të këtij operacioni.
“Me anë të hetimeve, shprehet ai, synuam të identifikojmë nivelin e shitjes me shumicë të drogës, fakt që na çoi në zbulimin e organizatës ndërkombëtare greko-shqiptare në trafikun e drogës. Mundëm të zbulojmë strukturën e kësaj organizate e lidhjet e saj me organizatat kriminale italiane të mafias Ndragheta, Kamorra e Sakra korona Unita. Trafikantët shqiptarë bashkëpunonin me mafiat më të fuqishme italiane”.
Marijuana kultivohej në Shqipëri e me rrugë detare mbërrinte në jug të Italisë në rajonin e Pulias dhe në portin e Krotones në Kalabri, duke u kontrolluar nga grupet kriminale pulieze e kalabreze.
Tregtimi i drogës në rajonin e Kampanjës kryhej nga mafia Kamorra.