Berisha: Mision largimi i Edi Ramës me të gjitha mjetet! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Mision largimi i Edi Ramës me të gjitha mjetet!

20:31 | 01/02/2023
në Shqiperi
0

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një deklaratë për media pas mbledhjes me drejtuesit politik dhe drejtuesit e qarqeve në seli, ku u shpreh se, largimi i kryeministrit Rama me të gjitha mjetet, duke përfshirë edhe mosbindjen civile është misioni i të gjithë misioneve.

“Të largojmë me çdo kusht nga pushteti, këtë demon të pushtetit i cili për të shkatërruar pluralizmin dhe konsoliduar karrigen e tij nuk ndalet para asnjë akti. Nuk njeh asnjë kufi, nuk njeh asnjë normë morale, asnjë standard, ligj, kombëtar apo ndërkombëtar. Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë, përndryshe, qytetarët shqiptarë do ta hedhin në Lanë, përndryshe, qytetarët shqiptarë do të rivendosin reputacionin, dinjitetin, moralin e tyre. Kurrë ndonjëherë që nga koha e Enver Hoxhës, dinjiteti i këtij kombi, këtij vendi nuk është poshtëruar në këtë mënyrë. Kjo është njëra anë e medaljes.

Ana tjetër e medaljes është se ky akt korruptiv u ndërmorr me qëllimin e vetëm për shkatërrimin e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri. Demokraci pa pluralizëm nuk ka, pa opozitë nuk ka, dhe faktikisht me para droge dhe para të tjera, ky përpiqet në të gjitha mënyrat për të konsoliduar monizmin e tij. Largimi i Edi Ramës me të gjitha mjetet demokratike, përfshirë mosbindjen civile është sot misioni i të gjitha misioneve të qytetarëve shqiptarë, të popullit opozitar”, tha Berisha.

Sipas Berishës, shqiptarët do të thonë fjalën e tyre më 11 shkurt për ta larguar nga pushteti qeverinë dhe kryeministrin Rama, të cilin kryedemokrati e cilësoi uzurpator.

“Ndaj dhe thirrja jonë për çdo shqiptar në Shqipëri, në çdo vend që ndodhet në Europë dhe SHBA, të bashkohemi për të mbrojtur, nderin, dinjitetin dhe të ardhmen e kombit, të bashkohemi për të larguar këtë demon pushteti që i futi një thikë në zemër marrëdhënieve me partnerin më kryesor strategjik, me vendin i cili ka kontribuar më shumë se çdo vend tjetër në lirinë e shqiptarëve.

Nuk ka shërbim më të keq që mund ti bëjë kombit shqiptar nga një person, përveç se ta bënte për llogari të Rusisë, por rusët ishin vetë në këtë aferë dhe ai e bëri për llogari të karriges së tij. Unë kam besim të madh se me 11 shkurt, Shqipëria, i madh e i vogël do të vërshojë drejt Tiranës në betejën e fitores, e përmbysjes së Edi Ramës.

Tirana e tëra do të derdhet në rrugë, në shesh për të larguar nga pushteti një uzurpator, për të larguar nga pushteti një kryeministër i cili me qëndrimet e tij është sot, njeriu më i damkosur në të gjithë botën e lirë. Njeriu që ka kryer akte ndaj SHBA-së, sikur Shqipëria të ishte një vend në armiqësi me atë vend. Ka kryer akte sikur Edi Rama të ishte agjent i një prej fuqive armike të SHBA-së. Shqiptarët me 11 shkurt do të thonë fjalën e tyre. Faleminderit”, shtoi ai.

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Greqia financon autostradën me Shqipërinë –

Greqia financon autostradën me Shqipërinë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

(VIDEO) Ndeshja me Turqinë/ “Jemi me ju djema”, Vjosa Osmani: Me Kosovën përgjithmonë! –

(VIDEO) Ndeshja me Turqinë/ “Jemi me ju djema”, Vjosa Osmani: Me Kosovën përgjithmonë! –

18:24 | 31/03/2026
Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës –

Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës –

18:12 | 31/03/2026
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja –

Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja –

18:02 | 31/03/2026
Radhë e gjatë/ Tifozët shqiptarë bëhen bashkë, nisen drejt Kosovës –

Radhë e gjatë/ Tifozët shqiptarë bëhen bashkë, nisen drejt Kosovës –

17:38 | 31/03/2026
“Çfarë i tha Edi Rama njërës…?” Kryeministri reagon pas përplasjes me Spiropalin në mbledhjen e PS –

“Çfarë i tha Edi Rama njërës…?” Kryeministri reagon pas përplasjes me Spiropalin në mbledhjen e PS –

17:23 | 31/03/2026

Më Të Lexuarat

  • (VIDEO) Ndeshja me Turqinë/ “Jemi me ju djema”, Vjosa Osmani: Me Kosovën përgjithmonë! –
  • Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës –
  • Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja –
  • Radhë e gjatë/ Tifozët shqiptarë bëhen bashkë, nisen drejt Kosovës –
  • “Çfarë i tha Edi Rama njërës…?” Kryeministri reagon pas përplasjes me Spiropalin në mbledhjen e PS –
  • Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • (VIDEO) Ndeshja me Turqinë/ “Jemi me ju djema”, Vjosa Osmani: Me Kosovën përgjithmonë! –
  • Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com