Një ngjarje e rëndë është shënuar në Britani. Babë e bir, Wayne Peckham 49 vjeç dhe Riley Peckahm 23 vjeç kanë dhunuar për vdekje një 39-vjeçar të identifikuar me emerin Matthew Rodwell pasi zbuluan se ai kishte marrëdhënie me gruan e shtëpisë.
Mediat britanike raportojnë se 39-vjeçari ishte fshehur në gardëropën e katit të sipërm në shtëpinë e saj në DaounHam Market, Norfolk.
Ky i fundit në momentin që kuptoi se babë e bir kishin hyrë në shtëpi kishte telefonuar policinë, i alarmuar nga ajo se çafrë mund të ndodhte nëse do e gjenin të fshehur në gardërobë.
Gjatë telefonatës, të bërë nga garderoba në dhomën e gjumit të djalit të saj më të vogël, Rodwell shprehu frikë për atë që do të ndodhte.
Zonja Peckham e kishte lënë djalin e saj Riley të hynte nga një dritare pasi e dëgjoi atë në një çati jashtë. Ajo kishte tentuar ta nxirrte të largohej, por ai bërtiti dhe më pas babai i tij hyri në shtëpi.
Zonja Peckham u përpoq t’i kapte këmbën ndërsa Rodwell u sulmua në majë të shkallëve. Më pas ajo u rrëzua nga shkallët dhe nuk pa saktësisht çfarë ndodhi. Rodwell gjithashtu përfundoi në fund të shkallëve, ku Wayne filloi ta shkelmonte, godiste dhe godiste atë në trup dhe fytyrë.