Projektet në zonat e mbrojtura kërcënojnë pasuritë natyrore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projektet në zonat e mbrojtura kërcënojnë pasuritë natyrore

20:28 | 30/01/2023
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari –

Aksidenti i frikshëm në Elbasan, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në përrua –

Aksident në Elbasan, makina përfundon në përroin e Zaranikës –

Panik në një lokal të Tiranës! 50-vjeçari tenton të vrasë me armë një 38-vjeçar (Video) –

Teksa i afrohesh njërit prej parqeve kombëtare më të mëdha të vendit, tingujt e shpendëve që popullojnë hapësirat e ligatinës Divjakë-Karavasta i përngjajnë një simfonie shlodhëse të natyrës. Laguna e Divjakë-Karavastasë është “shtëpia” e qindra specieve, ku më të njohurit janë pelikanët kaçurrelë, flamingot, rosat, pulëbardhat, strucat dhe zogj të llojeve të larmishme. Prej momentit të parë që hyn në parkun kombëtar të Divjakës vihen re shpendët e shumtë që fluturojnë mbi pyllin e dendur të pishave, në afërsi të lagunës që ngjan sikur nuk ka fund.

Shoqata e Ornitologëve Shqiptarë AOS

Shoqata e Ornitologëve Shqiptarë AOS, organizoi një vizitë në terren në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, ku morën pjesë ornitologë, aktivistë dhe qytetarë për të vëzhguar specie të zogjve dhe shpendëve që janë pjesë e popullatës së një prej ligatinave më të rëndësishmë në Shqipëri.

“Zona e Divjakë-Karavastasë është zona më e pasur përsa i përket larmisë biologjike, ku ndodhen rreth 265 specie të ndryshme, që përbëjnë rreth tre të katërtën e numrit total të specieve në Shqipëri, ku simboli i zonës është pelikani kaçurrel,” i tha BIRN Taulant Bino.

Divjaka

Ai shtoi se në Divjakë ndodhen rreth 25 mijë shpendë dimërues, por gjatë viteve të fundit ka patur një rënie të numrit tyre për shkak të urbanizimit të zonës. Në Shqipëri ka gjithsej 11 parqe kombëtare, të cilat po rrezikohen dhe po reduktohen prej vendimeve të qeverisë mbi investimet strategjike.

“Do të ketë zënie të habitateve me sera, me impiante frigoriferike, me aeroporte, me parqe fotovoltaike, resorte, etj”, theksoi Bino gjatë një forumi mbi zonat e mbrojtura që u zhvillua më 26 Janar në “Europe House”.

“Habitatet po zihen, po humbasin, ose po degradojnë”, u shpreh drejtori i Shoqatës së Ornitologëve Shqiptarë, AOS. “Zënia e habitatit do të thotë largimi i specieve,” shtoi ai.

Ekspertet

Gjithashtu, ekspertë të tjerë ngritën alarmin mbi rrezikun që investimet e qeverisë përbëjnë për ruajtjen e zonavë të mbrojtura, edhe pse ligji nuk i lejon ato.

“Kemi 75% të investimeve strategjike që janë planifikuar brenda zonave të mbrojtura,”- deklaroi Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i organizatës mjedisore “Eco Albania”, prej vitesh në mbrojtje të lumit Vjosa.

Dorian Matlija

Avokati Dorian Matlija gjithashtu theksoi se dëmtimi i habitateve përbën vepër penale sipas legjislacionit shqiptar.

“Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm duhet të zhvillohet për aq kohë sa nuk dëmton mjedisin deri në dëm të pakthyeshëm,”-tha Matlija, duke nënkuptuar se vendimet e qeverisë shqiptare për projektet në zonat e mbrojura përbëjnë dëme të pakthyeshme.

Ai u shpreh se ngacmimet dhe ndërhyrjet e njeriut mund të ndikojnë edhe në vonesat e folezimit të vezëve për shpendët që i popullojnë këto ligatina.

“Sivjet akoma nuk ka filluar folezimi i vezëve të pelikanëve, gjë që duhet të kishte filluar, në krahasim edhe me vitet e kaluara,”- tha ai.

“Kjo vonesë mund te ketë ardhur prej shkaqeve të ndryshme, të tilla si ndërhyrja e njeriut në këto zona, ngacmimet nga kafshët grabitqare ose shqetësimet nga përmbytjet e foleve nga ngritja e nivelit të ujrave,” shpjegoi eksperti.

Pelikanet

Numri i çifteve të pelikanëve kaçurrelë është shtuar nga 35 në 85 përgjatë viteve 2013-2020. Foto: Nensi Bogdani.
Gjithsesi, edhe me vështirësitë e shumta, aktivistët dhe ornitologët shqiptarë vijojnë përpjekjet e tyre për t’i mbrojtur këto shpendë dhe në tërësi ekosistemin e ligatinave.

“Për shkak të ndërhyrjeve tona dhe mirëmbajtjes së foleve gjatë viteve të fundit, numri i pelikanëve kaçurrelë është rritur nga 35 çifte në vitin 2013 në 85 çifte në vitin 2020,”- përfundoi Bino./BIRN

Të Lidhura

Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari –

Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari –

nga 27
11:57 | 08/04/2026
0

Një 32-vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi tentoi të merrte me forcë në makinë një grua. Policia bën me dije...

Aksident në Elbasan, makina përfundon në përroin e Zaranikës –

Aksidenti i frikshëm në Elbasan, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në përrua –

nga 27
11:45 | 08/04/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar...

Aksident në Elbasan, makina përfundon në përroin e Zaranikës –

Aksident në Elbasan, makina përfundon në përroin e Zaranikës –

nga 27
11:39 | 08/04/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar...

Panik në një lokal të Tiranës! 50-vjeçari tenton të vrasë me armë një 38-vjeçar (Video) –

Panik në një lokal të Tiranës! 50-vjeçari tenton të vrasë me armë një 38-vjeçar (Video) –

nga 27
10:57 | 08/04/2026
0

Momente paniku janë shënuar pasditen e djeshme në një lokal në Tiranë! Një 50-vjeçar ka përfunduar pas hekurave, pasi akuzohet...

Para
Shenjat më të favorizuara –

Shenjat më të favorizuara -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari –

Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari –

11:57 | 08/04/2026
Aksident në Elbasan, makina përfundon në përroin e Zaranikës –

Aksidenti i frikshëm në Elbasan, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në përrua –

11:45 | 08/04/2026
Aksident në Elbasan, makina përfundon në përroin e Zaranikës –

Aksident në Elbasan, makina përfundon në përroin e Zaranikës –

11:39 | 08/04/2026
Panik në një lokal të Tiranës! 50-vjeçari tenton të vrasë me armë një 38-vjeçar (Video) –

Panik në një lokal të Tiranës! 50-vjeçari tenton të vrasë me armë një 38-vjeçar (Video) –

10:57 | 08/04/2026
Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo –

Gjykata e Posaçme cakton datën, ja kur do të mbahet seanca e parë e gjykimit për Metën dhe Kryemadhin –

10:16 | 08/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari –
  • Aksidenti i frikshëm në Elbasan, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në përrua –
  • Aksident në Elbasan, makina përfundon në përroin e Zaranikës –
  • Panik në një lokal të Tiranës! 50-vjeçari tenton të vrasë me armë një 38-vjeçar (Video) –
  • Gjykata e Posaçme cakton datën, ja kur do të mbahet seanca e parë e gjykimit për Metën dhe Kryemadhin –
  • Pacientët po i lënë të vdesin! Spitali publik u shndërrua në agjenci për privatët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari –
  • Aksidenti i frikshëm në Elbasan, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në përrua –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com