Teksa ende nuk dihej një autor për krimin e rëndë, hetuesit nisën të monitoronin vajzën tjetër me origjinë nga Iraku. Në 19 Gusht 2022 SHaraban K u arrestua si e dyshuara kryesore për vrasjen bashkë me një 23-vjeçar nga Kosova të quajtur Sheqir K.
Khadidja (Viktima)
Sipas prokurores së Ingolstad Veronika Grieser, e reja vrau moshataren e saj sepse donte t’i bënte të gjithë të besonin se ajo kishte ndërruar jetë, kjo për shkak të disa mosmarrëveshjeve të saj familjare. Nga hetimet rezulton se Sharaban K kishte kontaktuar disa vajza që ngjanin me të në rrjetet sociale, një javë para vrasjes së tmerrshme. E vetmja që ra pre e kurthit ishte Khadidja e cila kishte pranuar ta takonte. Dyshohet se kosovari bashkë me Sheraban e morën 23-vjeçaren me makinë dhe e goditën me thikë disa herë brenda automjetit.
Sharaban K (Autorja e krimit)
“Arma e krimit nuk është gjetur, por provat janë të shumta”, tha një zëdhënës i policisë, Andreas Aichele, për tabloidin Bild. “Viktima u vra me mbi 50 goditje të thikës, fytyra e shpërfytyruar plotësisht.” Prokurorët pretendojnë se dyshja më pas e vendosën në sediljen e pasme të Mercedes-it të tyre dhe u nisën për në Ingolstadt, duke parkuar makinën në një zonë të qetë banimi buzë Danubit, ku dhe prindërit e Sharaban zbuluan trupin pak para mesnatës më 16 Gusht 2022.