Nedim Bajrami nuk po gjen hapësirat e mjaftueshme te skuadra e Empolit dhe kërkesat për të nuk mungojnë. Ndërkohë, mediat italiane e quajnë thuajse të mbyllur transferimin e mesfushorit shqiptar te skuadra e Sassuolos që në merkaton e janarit.
Për këtë transferim, skuadra e Sassuolos pritet të paguajë rreth 7 milionë euro, shumë e cila do të kënaqte skuadrën e Empolit dhe do të linte të lirë shqiptarin.
Megjithatë, skuadra e Sassuolos nuk është e vetmja që kërkon Bajramin. Pak ditë më parë u fol se në garë për mesfushorin është edhe skuadra e Valencias në La Liga, e cila drejtohet nga italiani Gattuso.