Një zjarr i fuqishëm përfshiu një kamp emigrantësh ku strehoheshin qindra persona në rajonin juglindor të Almerias në Spanjë, në të njëjtën ditë kur autoritetet kishin vendosur largimin e tyre me forcë.
Sipas të dhënave paraprake, shkaqet e zjarrit në kampin e refugjatëve në Nijar janë ende të paqarta, por nuk përjashtohet mundësia që të kenë qenë vetë personat që strehoheshin ata që vunë flakën ambienteve me plastmas dhe kartonë.
Urdhri për largimin e emigrantëve nga kampi ishte marrë nga këshilli bashkiak i Nijarit, i cili e konsideroi strehimin si të rrezikshëm.
Menjëherë pas zjarrit autoritetet vendosën të strehojnë pjesën më të madhe të refugjatëve në një qendër që përdoret për emergjencat.