Kiko bëhet avokat i McGonigal – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kiko bëhet avokat i McGonigal

15:55 | 29/01/2023
në Kryesore, Opinion, Shqiperi
0

Read more

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë –

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan –

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri) –

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Nga Lutfi Dervishi – I tronditur nga zhurma e madhe në SHBA dhe ahengu i papritur në Shqipëri, Kiko vendosi të dalë vullnetarisht avokat publik i z. McGonigal. Jo në sallën e gjyqit, kuptohet, por aty ku bëhet gjyqi i vërtetë, aty ku akuzat flutorojnë si katjusha ruse dhe mbrotja aktivizohet automatikisht si sistemi “patriot” amerikan, aty ku edhe erës më të rëndë i thonë parfum dhe idealisti i thonë llum, aty ku mushka mbetet me barrë dhe logjika merr leje të gjatë krijuese …. mu bash në ekranin e Televizionit.

Kiko vendosi njërin gisht të putrës së djathtë, aty ku njerëzit thonë se kanë mendtë, dhe nisi ligjëratën pa ja dhënë fjalën moderatorja.

“Fati zonja dhe zotërinj, ndihmonë të fuqishmin. Kjo maksimë anglo-saksone nuk diskutohet. Kush e ka në gen këtë e ka. Të tjerët ta mësojnë. Këtu biem dakord, besoj, se zotëria ka qenë i fuqishëm. Shumë i fuqishëm.
Çfarë janë këto akuza qesharake? 225 mijë dollarë. Mblidhni more ment e kokës. Po flasim për shefin e kundërzbulimit të FBI-t në Nju Jork zotëri? Aty ku kanë selinë 193 vende. Kupton t’i apo jo? Çfarë e dini FBI-n ju, prokurorinë e Kavajës?!

Akuza, në fakt nuk ka akuzë, ka vetëm një statement. D.m.th një deklaratë ku flitet për ca dollarë. Por…
Nuk kriminalizohet dollari zotëri?! Dollari është i pafajshëm! Ja ta zemë se ti e nderuar zonjë – më shiko në sy të lutem, gjen në rrugë një tufë më dollar. Çfarë do të bësh?! Nëse ke dy mend në kokë… Jo po më thuaj? Se po më the do t’i dorëzoj në polici – atëherë unë them se këtu kemi të bëjmë me mendësi fshatari! Fshatari ka mbetur akoma te këmbimi mall – me mall, të jap vaj ulliri më jep një kollare. Kupton ti logjikën e fshtarit? Shkon dorëzon dollarë që të marrë fletë nderi?! Pa pikë respekti për institucionin që mban në këmbë globalizmin! Ju lutem se këtu nuk toleroj dot. Respekt për dollarin!

Dhe, mos u bëni qesharakë. Nuk i kuptoni gjërat? Dakord. E pranoj këtë. Kjo është një lojë e madhe. E kuptoni që ka akuzë, pra statement, por ka edhe Grand Jury. Nuk keni sesi ta kuptoni këtë zonëj se jeni mësuar me drejtësinë sovjetike. Këtu bëhet fjalë për sistemin anglo-sakson zonjë! Nuk ka tërci e vërci me anglo-saksonët. Pra shihen provat, kopsiten dhe vendosin amerikanët atje, pra – grand jury. Ata thonë i fajshëm apo i pafajshëm. Jo ne këtu. Se bëjmë gabim të madh.

Drejtësia anglo-saksone zonjë nuk është neni 148, i kodit penal shqiptar që flet për shpërdorim detyre. Eshtë nen sovjetik po nuk e keni kuptuar akoma. Anglo-saksonët kanë të shenjtë precedentin zonjë. I dini precedentët që kemi krijuar këtu ne. Po t’i referohemi precedentit pastruese që ju gjetën 420 mijë euro në Tiranë e kuptoni sa poshtë ka rënë akuza në Uashington?!! Se këtu e nderuar zonjë po i bëjmë gjyq z. McGonigal me nenin 148 të shpërdorimit të detyrës. Ky nen është thes llastiku ku mund të futësh gjithë shtetin brenda. Nuk duhet të kalojë në histeri dhe të bëjmë gafa historike. Ajo që mund të bëjmë ne është tjetër gjë.

Ne këto do të presim dhe do të studiojmë lëvizjet. Lëvizjet janë gjithçka. Fakte nuk ka! është lojë e madhe shumë kjo. Përplasen interesat amerikane me ato ruse. Kush e kupton e kupton. Kupton ti? Pra për të kuptuar çfarë po bëjën amerikanët duhen parë lëvizjet.

Kë takoi zotëria në Shqipëri? Kryeministrin? Doemos kë të takonte? Rojen e parkingut? Aa paska takuar edhe ngrënë drekë me kryebashkiakun e Kukësit.. Ore vendosni pak trurin në punë. Eshtë kryebashkiak anglo-saksonësh zotëria atje. 85% të votuesve i ka në Angli! Kuptoni apo jo? He, he, he. Se thoni kryebashkiak i Kuksit me një farë përçmimi. Thellohuni zonjë, më fal zonjushe. Vetëm ai zotëri dhe Charlsi I III menaxhojnë njerëz përtej detit. Po ku marrin vesh bijtë e mitrës orientale të Enver Hoxhës…

Ai zotëria për mua ka bërë vetëm një gabim – dhe gabim të rëndë.

Ai ka gënjyer dhe mashtruar një zonjë atje. I ka thënë se do të ndahem, e më the të thashë.

Një xhentëlmen nuk gënjen një zonjë.?”

Kjo nuk i falet aq më tepër ajo zonja kishte mbiemrin Guerriero, pra luftëtare, luftarake. Kjo është e rëndë, por nuk është fakt penal!

Të Lidhura

Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë –

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë –

nga 27
09:05 | 07/04/2026
0

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur në Sarandë. Mësohet se një 29-vjeçar është goditur me thikë. Si pasojë është...

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan –

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan –

nga 27
08:53 | 07/04/2026
0

Në më pak se një javë, mes 10 dhe 17 marsit, Policia e Tiranës goditi dy raste të trafikimit të...

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri) –

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri) –

nga 27
08:43 | 07/04/2026
0

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 te mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlore ”,...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:11 | 07/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Para
Italia paralajmëron Luftën e Tretë Botërore!

Italia paralajmëron Luftën e Tretë Botërore!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë –

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë –

09:05 | 07/04/2026
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan –

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan –

08:53 | 07/04/2026
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri) –

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri) –

08:43 | 07/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:11 | 07/04/2026
Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja –

Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja –

08:09 | 07/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë –
  • Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan –
  • Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri) –
  • Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë –
  • Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com