Arben Baxhia, kreu i Zyrës vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Berat, është shkarkuar nga detyra ditën e sotme.
Pas një sërë shkeljesh të konstatuara nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka firmosur shkarkimin e tij nga detyra.
Shkarkimi i Arben Baxhias është bërë për sjellje të rënda në detyrë.