Reperi Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi i habiti të gjithë mbrëmë, teksa deklaroi në “Big Brother VIP Kosova” se kërkonte të largohej. Ai këmbënguli aq shumë, madje duke shkelmuar dhe dyert.
Gjithsesi më vonë artisti u qetësua dhe ka vendosur të qendrojë. Duke folur me banorët ai tha se kishte një bllokim emocional dhe psikologjik, por që kaloi.
“Plasa, mu shtrëngua zemra. Nuk ma ka fajin asnjë, por të mblidhen të gjitha gjërat dhe kemi nevojë…është psikologjike. Volla, u bëra keq. Nuk është natyra ime t’i bie dhomës dhe dyerve me shqelm. Bllokohesh për një moment, se çfarë nuk kemi kaluar për 1 muaj e gjysmë. Ke bërë gabim e kanë bërë gabime, të kanë tjetërsuar e ke çtjetërsuar.”- tha ai mes të tjerash pas rikthimit.
Pas një sfide nga “Vëllai i Madh”, ku Stresi dhe Xhuli kanë qenë të lidhur bashkë me pranga, në një moment Stresi e ka humbur durimin dhe ka hequr prangat, ku është shprehur se dëshiron të largohet nga shtëpia dhe ka filluar me përgatitjen e valixheve.
“E kam me veten, kam probleme me veten, nuk e kam problemin me ty, e kam problemin me veten, nuk rri dot më këtu, s’jam për këtu unë më. E kam me durimin tim, nuk duroj dot më. më ka ardhur dita, nuk mbajë dot këtu, nuk rri dot më këtu. Nëna Shpresa më pret në shtëpi”, tha Stresi.