Këngëtari Butrint Imeri nuk ka zgjedhur të qendrojë indiferent pas zhurmës së madhe që ka krijuar ky edicion i “Big Brother VIP” në Shqipëri. Artisti ka patur dikur një lidhje dashurie me konkurenten Kiara Tito. Ndërkohë pas spektaklit të mbrëmshëm, Burtinti bëri një veprim të papritur, duke postuar një fotografi të Kiarës në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
Ai shpërndau një imazh nga profili i saj dhe sipër vendosi një ’emoji’ kurore që ka kuptimin e një ‘mbretëreshe’.
Veprimi i autorit të “Cigare” vjen pas një sërë dinamikash në shtëpinë e famshme që është përfshirë pikërisht Kiara.
Moderatorja që nga hyrja në BBVA ka qenë në fokus të banorit tjetër, këngëtarit Luiz Ejlli, i cili po tenton në çdo mënyrë që ta bëjë për vete.
Ndërkohë, historinë e dashurinë me Butrintin, Kiara e ka përmendur ditë më parë me disa prej banorëve.
Pa e përmendur emrin e tij, Kiara tha se këngëtari ‘ka qenë personi i duhur në kohë të gabuar’.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat mes tyre, nëse Butrinti e ka bërë për të marrë vëmendje që ka shkaktuar ky edicion, apo mund të ketë ende diçka mes tij dhe prezantueses.