Ndahet nga jeta Lisa Marie Presley, vajza dhe fëmija i vetëm i mbretit të muzikës botërore, Elvis Presleyt. Ajo mbylli sytë përgjithmonë në moshën 54-vjecare pasi pësoi një atak kardiak. Lajmin e bëri të ditur nëna e saj, Prischilla Presley. Këngëtarja, nënë e 4 fëmijëve, tre vajza dhe një djalë, u dërgua në spital pasi u sëmur në shtëpinë e saj në Calabasas, Kaliforninë Jugore, të enjten në mëngjes.
Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit tha që mjekët kryen CPR dhe “përcaktuan se pacienti kishte shenja jete” përpara se ta çonin Presley-n në një spital në Ëest Hills. Ish-gruaja e Elvisit dhe nëna e Presley-t, njoftoi se ka vdekur. “Me zemër të prekur më duhet të ndaj lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë”, tha Priscilla Presley, 77 vjeçe, në një deklaratë disa orë pasi konfirmoi se vajza e saj ishte dërguar në spital. “Ajo ishte gruaja më e pasionuar, më e fortë dhe e dashur që kam njohur ndonjëherë.”.
Vdekja e Presley-t erdhi pasi ajo mori pjesë në Golden Globes në Beverly Hills të martën, ku ajo festoi nderimin e aktorit Austin Butler me një çmim për rolin e babait të saj në filmin biografik Elvis. Në ceremoni i ishte bashkuar edhe nëna e saj. Vetëm disa ditë para Golden Globes, Presley ishte në Memphis, Tennessee në Graceland, rezidenca ku jetonte Elvis, për të festuar ditëlindjen e babait të saj më 8 janar.
Ajo ishte trashëgimtarja e vetme e mbretit të rock and roll-it dhe kishte lëshuar duete të këndimit të saj me Elvisin duke përdorur këngë që ai kishte lënë trashëgimi para se të vdiste.