Aktorja Olta Gixhari është një ndër banoret më të komentuara brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Ajo la Spanjën ku jetonte me partnerin dhe vogëlushin e saj dhe erdhi në Shqipëri për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme të momentit.
Ashtu siç pritej, Olta u kthye menjëherë një nga banoret më të diskutuara brenda shtëpisë pasi debatet, dramat dhe dinamikat e krijuara nga vetë aktorja janë të shumta.
Por jo të gjithë e kujtojnë se Gixhari ka patur një histori dashuri me një nga banorët e “Big Brother 1”, Olsin, i cili u bë i famshëm për lidhjen e tij brenda shtëpisë me Noçen dhe për braktisjen nga e dashura live njërës prej të shtunave.
Historia e dashurisë mes Olta Gixharit dhe Olsit nisi në vitin 2011 gjatë “Dancing With the stars” ku të dy ishin konkurrent.
Lidhja e tyre nuk zgjati më shumë se 4 muaj dhe ndarja thuhet se erdhi për faktin se aktorja ndihej pak më superiore se ai.