Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë12.01.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 73 akti, datë17.10.2022, mbi ankimin eparaqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr.48, datë 16.09.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:
- “Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Ç, për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Ç, për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
Në përfundim,Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
-Lënien në fuqi të vendimit nr.48, datë 16.09.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vijon…