Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan ka pranuar faktin se Brexit nuk po funksionon. Ai është njëkohësisht dhe lider laburist i opozitës në Britaninë e Madhe. “Pas dy vitesh mohim dhe shmangie, tani duhet të përballemi me të vërtetën e vështirë: Brexit nuk po funksionon.Brexit ka dobësuar ekonominë tonë, ka thyer unitetin tonë dhe ka dëmtuar reputacionin tone. Unë nuk mund të hesht për dëmin e madh të shkaktuar nga Brexit,” theksoi Khan.
“Ne kemi nevojë për harmonizim më të madh me fqinjët tanë europianë, një ndryshim nga ky Brexit ekstrem dhe i vështirë”, i cili kryesisht kërkon “një debat realist për meritat e anëtarësimit në bashkimin doganor dhe tregun e vetëm”, theksoi ai.
Kjo kritikë, që i drejtohet qeverisë, ndryshon edhe nga qëndrimi zyrtar i opozitës laburiste, lideri i së cilës Keir Starmer, i cili është edhe kundërshtar i Brexit dhe ka premtuar se do të pranojë vullnetin e shprehur nga votuesit “për të rimarrë kontrollin”.
Starmer thotë se laburistët mund të rregullojnë problemet e marrëveshjes së daljes nga BE dhe “ta bëjnë Brexit-in të funksionojë”. Sipas kryebashkiakut të Londrës, “askush nuk dëshiron të shohë një rikthim në ndarjen dhe bllokimin që ka dominuar trupin tonë politik për pesë vjet”.
Por “realiteti është se City”, qendra e fuqishme financiare e Londrës, “po goditet rëndë nga humbja e kontratave dhe talenteve”, në të mirë të qyteteve të tjera europiane, si Parisi apo Amsterdami, nënvizon ai.
Mbështetja për Brexit nuk ka qenë kurrë kaq e ulët në Mbretëria e Bashkuar, me më pak se një e treta e britanikëve të cilët mendojnë se ishte vendimi i duhur, sipas një sondazhi të nëntorit nga instituti YouGov.