Detajet/ Thana tërhiqte çdo ditë 1 mln lekë nga llogaria e motrës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detajet/ Thana tërhiqte çdo ditë 1 mln lekë nga llogaria e motrës –

09:26 | 12/01/2023
në Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Detaje të reja janë zbardhur sot nga dosja hetimore pas arrestimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, përmbaruesit Alban Ruli dhe Drejtorit Juridik Fatmir Hoxhaj. Prokuroria ka grumbulluar prova nga transaksionet bankare ku ka rezultuar se Ilir Thana ka tërhequr nga llogaria e motrës së tij, Shpresa Prifti, përmes një prokure të posaçme, një sasi të konsiderueshme parash.

Bëhet fjalë për një shumë prej 23 milionë lekë të reja, para që nuk i takonin. Më konkretisht, ai tërhiqte nga llogaria e saj, cco ditë një shumë prej 1 milionë lekë të vjetra, nga 11 tetori deri më 14 dhjetor 2022.

“Ilir Thana ka bërë tërheqje të shumta nga llogaria e motrës së tij, i pajisur me prokurë të posaçme duke bërë tërheqje thuajse çdo ditë të shumave që variojnë deri në 1 milion lekë të reja. Tërheqjet nga ky shtetas rezulton se janë kryer për periudhën 11.10.2022 deri në 14.12.2022. Ka dyshime se veprimet e përmbaruesit të Ministrisë së Financave dhe personave të tjerë, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga buxheti i shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur”, thuhet në dosje.

Më tej, në dosje thuhet se “më datën 16 shtator 2022 ka dalë sërish urdhër i brendshëm, konkretisht bllokim i fondeve buxhetore në shumën 145.583.781 lekë nënshtruar nga Elmira Feto, kryetare e Degës së Therasit Tiranë. Në datën 7 tetor 2022, kreditori Ilir Thana i kërkon përmbaruesit Alban Ruli që çdo shumë që do të kreditohet, t’i dhurohet motrës së tij Shpresa Prifti.”

Arrestimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj u bë dje nga Prokuroria e Tiranës që e akuzon zyrtarin për shpërdorim detyre. Në pranga janë edhe përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori Juridik i institucionit, Fatmir Hoxhaj.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë firmosur shkresa për ti kaluar 1.2 milionë euro shtetasit Ilir Thana, i cili u trajtua si ish-pronar, edhe pse nuk e gëzonte titullin. Ilir Thana mori vetëm 400 mijë euro deri në momentin e arrestimit, ndërsa ryshfeti për zyrtarët ishte 82 milionë lekë.

Si funksiononte skema? Mashtrimi lidhej me një kontratë të firmosur nga Ilir Thana për të blerë një objekt në pronësi të shtetit. Bëhet fjalë për një magazinë nr.2, në vitin 1992 në pronësi të Drejtorisë së Shërbimit qeveritar. Por me një vendim të gjykatës së Apelit, nuk u lejua privatizimi dhe Thanës iu kthyen lekët që kishte blerë objektin, ndërsa godina i ngeli shtetit. Pas disa tentativash, Thana iu drejtua përmbarimit që i dha statusin e pronarit në mënyrë të kundraligjshme, dhe kjo procedurë u kalua nga Ministria e Financave, që miratoi 1.2 milionë euro kompensim për Thanën. Paratë kaluan në llogarinë  e motrës së Thanës, ndërsa prokuroria ka mundur të sekuestrojë 220 milionë lekë.

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Kosovë, zhduket dosja e vizitorëve në Ministrinë e Jashtme –

Kosovë, zhduket dosja e vizitorëve në Ministrinë e Jashtme -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Futbollisti i Kombëtares del me barrelë nga fusha, mediat italiane raportojnë për dëmtim të rëndë –

Futbollisti i Kombëtares del me barrelë nga fusha, mediat italiane raportojnë për dëmtim të rëndë –

23:20 | 12/12/2025
Ky është 49-vjeçari që dhunoi të riun në Fresk, urdhrin e dhanë dy personazhe të njohur të TikTok –

Ky është 49-vjeçari që dhunoi të riun në Fresk, urdhrin e dhanë dy personazhe të njohur të TikTok –

22:44 | 12/12/2025
Sponsorizimi në sport, futen edhe Komiteti Olimpik me federatat, Balla rrëzon propozimet e Braçes (VIDEO) –

Sponsorizimi në sport, futen edhe Komiteti Olimpik me federatat, Balla rrëzon propozimet e Braçes (VIDEO) –

22:22 | 12/12/2025
SHBA parashikon Ukrainën anëtare të BE-së në 2027 –

SHBA parashikon Ukrainën anëtare të BE-së në 2027 –

20:42 | 12/12/2025
Rama i riktheu postin Ballukut në Kushtetuese/ Berisha: Gati protesta kombëtare! –

Rama i riktheu postin Ballukut në Kushtetuese/ Berisha: Gati protesta kombëtare! –

20:32 | 12/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Futbollisti i Kombëtares del me barrelë nga fusha, mediat italiane raportojnë për dëmtim të rëndë –
  • Ky është 49-vjeçari që dhunoi të riun në Fresk, urdhrin e dhanë dy personazhe të njohur të TikTok –
  • Sponsorizimi në sport, futen edhe Komiteti Olimpik me federatat, Balla rrëzon propozimet e Braçes (VIDEO) –
  • SHBA parashikon Ukrainën anëtare të BE-së në 2027 –
  • Rama i riktheu postin Ballukut në Kushtetuese/ Berisha: Gati protesta kombëtare! –
  • Humbin jetën dy gra nga Shqipëria, njëra eksperte e njohur e ekonomisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Futbollisti i Kombëtares del me barrelë nga fusha, mediat italiane raportojnë për dëmtim të rëndë –
  • Ky është 49-vjeçari që dhunoi të riun në Fresk, urdhrin e dhanë dy personazhe të njohur të TikTok –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com