Të paktën pesë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin e sotëm jashtë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kabul, njoftoi një zëdhënës i talebanëve.
Autoritetet afgane dënuan “sulmin frikacak” dhe u zotuan të bëjnë gjithçka që është e mundur për të identifikuar dhe ndëshkuar ata që janë përgjegjës.
Më herët, mediat afgane raportuan se deri në 20 persona janë vrarë dhe 26 të tjerë janë plagosur. OJQ-ja Italiane Hospital Emergency raportoi se ndihma e parë iu dha më shumë se 40 të plagosurve.
Një shofer që punonte për Agjencinë Franceze (AFP) ishte në zonë në momentin e sulmit dhe dha dëshminë e tij. “Kam parë rreth 20-25 viktima. Nuk e di sa prej tyre kanë vdekur dhe sa janë plagosur. Po prisja në makinë kur pashë një burrë me kallashnikov në supe dhe një çantë. Ai kaloi makinën time dhe pas disa sekondash pati një zhurmë të fortë. E pashë këtë njeri të hidhte veten në erë”, tha Jamshed Karimi.
La Presse Ca – Afghanistan | Attentat suicide à Kaboul, une vingtaine de victimes https://t.co/NxYKRxzfBi pic.twitter.com/tnKiIUGiNC
— Afropages (@Afropages) January 11, 2023