Aktivistja Brisilda Gjikondi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, në lidhje me atë që ndodhi me Luizin mbrëmjen e djeshme në BB VIP.
Ajo dënon prononcimin publik të mjekes, që foli mbi rezultatin e analizave të Luizit, duke thënë se ka shkelur mbi Betimin e Hipokratit.
Gjikondi targeton BBVIP, duke u shprehur se është mbushur me personazhë gënjeshtarë e mëkatarë. Po ashtu, ajo thotë se mediat që promovojnë spektakël të tillë kanë “ndërgjegje të kalbur nga epshi për para”. “Moral nuk ka por, Zot po”, përfundon ajo.
Postimi i aktivistes Gjikondi:
Reflektim.. me dy rrjeshta
Betimi i Hipokratit qe i nenshtrohet cdo mjek thote :
Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e tij dhe karteles se tij…
Por mbreme nje mjeke e shkeli ne menyre te shemtuar kete Betim..
Sepse mediat shqiptare po shqyejnë dhe po i japin nurin e tyre prej çakalli çdo profesioni..
“Luiz viktima”ne BBVip ka hyre te luaj, jo te betohet para Gjykates solemne me prokuror djalin me maniqyr, kunatin e shokut Xhemal dhe gjyqtare Zhan Dark Gixharin… se do thote te verteten dhe vetem te verteten…
Plus ky emision a si dreqin quhet eshte mbushur plot qenie mekatare, genjeshtare, injorante, delirante, maceve te ngordhura dhe tek tuk dhe imorale.. ndaj keto hijena qe po shqyejnë sivellain e tyre te hajgareve le ta kujtojne ate qe thote.. Krishti.. se kush eshte pa mekat.. le të qëllojë gurin i pari… se po na hapin barkun me hipokrizine e tyre revolucionare
Media shqiptare.. tashme eshte promotore e poshtrimit, linçimit dhe sjelljes me te ndyre antishqiptare dhe antihumane te mundshme..
Per sa i takon atyre panxharve qe na bejne sikur rrine vetem me liber ne dore .. ose me emisione lavazhi politik mediatik.. ju them.. se doni sdoni kjo eshte epoka e tik tokut.. instagramit facebokut dhe big brotherit.. aty eshte populli, vota.. morali ose lincimi..
Kurse pronarve mendjengushte te ketyre mediave ju kujtoj qe jo gjithmone ajo fjala klishe.. bad neës are good neës.. eshte efikase ne qetesimin e nje ndergjegje te kalbur nga epshi per para.. moral nuk ka .. por Zot po !!