Kanë filluar fluturimet në SHBA pas pezullimit për shkak të një defekti në sistemin e kontrollit të fluturimit. Administrata Federale e Aviacionit tha se po vazhdon hetimet për shkakun e defektit.
Rreth orës 06:30 të bregut lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 12.30 me orën tonë, faqja në internet e monitorimit të fluturimeve “FlightAware” sinjalizonte 760 avionë me vonesë brenda vendit, në dalje apo në ardhje, si dhe 91 anulime.
Në orën 13.30 u regjistruan 7.076 fluturime me vonesë, nga të cilat 1.230 në hyrje apo në dalje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fluturimet e anuluara në total janë 1.354, nga të cilat 99 hyrëse ose dalëse në SHBA.
Rreth orës 13:00, me orën tonë, FAA përditësoi në platformën sociale Twitter situatën duke sqaruar se po punohej ende për të riaktivizuar plotësisht sistemin e lajmërimit të fluturimeve ajrore. Por gjithashtu në mesazh shkruhej se ndërkohë që disa funksione po riktheheshin në linjë, operacionet e Sistemit Ajror Kombëtar mbeteshin ende të kufizuara.