A mund të jetë PD një faktor përmbysës i sistemit të drejtësisë?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mund të jetë PD një faktor përmbysës i sistemit të drejtësisë?!

10:33 | 06/02/2016
në Opinion
0

Nga: Skënder Minxhozi

Prej disa ditësh demokratët janë hedhur në sulm, për të shtyrë me çdo kusht kalimin në parlament të ligjit që do të themelojë Byronë Kombëtare të Hetimit. Një njësi e cila do të ketë së afërmi detyrën e vështitrë dhe sfiduese të hetimit të korrupsionit të zyrtarëve në vendin tonë.

Opozita po ngulmon në mënyrë të habitshme për të kaluar me shpejtësi një ligj për Byronë e Hetimit, duke synuar mesa duket që të shmangë formatimin e këtij institucioni në konturet e reja finale të reformës në drejtësi, e cila pret përgjigjen nga Komisioni i Venecias në mars. Kjo lëvizje taktike, mesa duket po kërkon të ekspozojë lidershipin demokrat në sytë e amerikanëve, si dhe të krijojë një situatë anormale nesër, kur drafti i reformës do të duhet të përshtatet me një ligj që kalon me nxitim dhe para miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Natyrisht që gjithsecili është i mirëpritur që të japë një dorë në goditjen e korporatës së drejtësisë shqiptare. Madje edhe ata që e krijuan dikur, që e toleruan më pas dhe që e përdorën dje dhe sot, për ta mbajtur sa më larg verdiktin e drejtësisë nga zullumet e politikës.

Në 25 vjet, kemi parë një realitet me dy pamje: nga njëra anë një forcë politike (PD), e cila i dha formën që ka korporatës së drejtësisë dhe nga ana tjetër, një e majtë që deri dje ka qenë thuajse tërësisht e paralizuar dhe e paaftë për ta ndryshuar statu quo-në e shëmtuar të drejtësisë së shitur dhe të blerë me para.

Era e fortë e ndryshimeve që po fryn në këtë pjesë të Europës, afrimi gradual drejt momentit të aderimit në Bashkimin Europian dhe një situatë shqiptare totalisht e dalë boje, në raport me respektimin e shtetit ligjor, janë arsyet që më së fundi duket se do të bëjnë të mundur që padretësia e ngritur në sistem të fillojë të shkërmoqet ngadalë.

Përgjigja më e lehtë e pyetjes që ndodhet në titull të shkrimit, pas këtij parashtrimi, do të ishte se PD nuk e ka më të drejtën historike, që të jetë motivuese dhe shtytëse e procesit të pastrimit të drejtësisë shqiptare.

Por nuk është kështu. Ajo që po ndodh sot në Shqipëri, ka përmasat e lindjes së një Republike të re. Përmbysja pritet të jetë shumë e rëndësishme, që të mund t’i atribuohet vetëm njërës palë. Në takimin me historinë (e ky i reformës është një i tillë, përtej retorikës së rastit), ka vend për të gjithë. Duhet me domosdo edhe vota dhe vullneti politik i atyre që patën mundësi të bëjnë diçka dhe nuk e bënë, edhe i atyre që preferuan të përfitojnë nga sistemi, e jo ta ndryshojnë atë, edhe i atyre që ndoshta ende mbajnë shpresë se asgjë s’do të ndryshojë dhe se ky vend nuk është gati për një lëvizje kaq të madhe letrash në tavolinë.

Por ama diçka duhet thënë megjithatë në fund: askush nuk meriton të luajë politikë me çmim të ulët, duke kapur papritur në dorë një copë letër dhe duke u bërë befas protagonist, kur për vite me rradhë ka heshtur ose ka bërë sikur nuk ka parë e dëgjuar. Na kurseni spektakle si ky që po shohim këto orë. Demokratë dhe socialistë kanë në dorë të mos prishin më punë, në mënyrë që vonesa të mos zgjatet dhe kostot të mos rriten. Sa për lavdinë dhe dafinat, ato i ka marrë tashmë lumi…

Javanews

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Shpenzimet e çmëndura të prokurorëve

Shpenzimet e çmëndura të prokurorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Çfarë idioti ndërkombëtar!”, kryeministri Rama reagon për prokurorin e Hashim Thaçit dhe drejtuesve të UÇK –

“Çfarë idioti ndërkombëtar!”, kryeministri Rama reagon për prokurorin e Hashim Thaçit dhe drejtuesve të UÇK –

13:04 | 10/02/2026
Po na nxjerrin nga shtëpitë –

Po na nxjerrin nga shtëpitë –

12:36 | 10/02/2026
Kush është shqiptari me mbiemrin Berisha, i përfshirë në dosjen ‘Epstein’: Çfarë zbulojnë dokumentet? –

Kush është shqiptari me mbiemrin Berisha, i përfshirë në dosjen ‘Epstein’: Çfarë zbulojnë dokumentet? –

12:26 | 10/02/2026
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

Dy të vdekur në Tiranë/ Njëri arrest kardiak në makinë, tjetra mbytet teksa drekonte në restorant –

12:10 | 10/02/2026
Turp kombëtar! Përgjegjësia ka vetëm një emër, Edi Rama dhe qeveria e tij –

Turp kombëtar! Përgjegjësia ka vetëm një emër, Edi Rama dhe qeveria e tij –

11:34 | 10/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Çfarë idioti ndërkombëtar!”, kryeministri Rama reagon për prokurorin e Hashim Thaçit dhe drejtuesve të UÇK –
  • Po na nxjerrin nga shtëpitë –
  • Kush është shqiptari me mbiemrin Berisha, i përfshirë në dosjen ‘Epstein’: Çfarë zbulojnë dokumentet? –
  • Dy të vdekur në Tiranë/ Njëri arrest kardiak në makinë, tjetra mbytet teksa drekonte në restorant –
  • Turp kombëtar! Përgjegjësia ka vetëm një emër, Edi Rama dhe qeveria e tij –
  • U dënua me 1 vit burg për korrupsion, arrestohet kryebashkiaku socialist Edison Memolla –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Çfarë idioti ndërkombëtar!”, kryeministri Rama reagon për prokurorin e Hashim Thaçit dhe drejtuesve të UÇK –
  • Po na nxjerrin nga shtëpitë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com