Largimi i rinisë nga vendi, shqetësim madhor – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Largimi i rinisë nga vendi, shqetësim madhor

22:00 | 09/01/2023
në Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Në Shqipëri, emigrimi i të rinjve po kthehet në një shqetësim serioz, për shoqërinë. Reth 50% e të larguarve gjatë viteve të fundit, sipas të dhënave të një ankete të INSTAT, janë të rinj të moshës 15 -29 vjeç. Studiuesit e lidhin këtë largim me arsye ekonomike dhe mungesën e shpresës për të ardhmen. Autoritetet thonë se kanë marrë masa të posaçme për t’i bërë të rinjtë, që ta shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri, disa prej të cilave, pritet të nisin zbatimin gjatë këtij muaji.

Në Shqipëri ka një shqetësim në rritje për largimin e të rinjve nga vendi. Sipas anketës kombëtare të emigracionit në familje, për vitet 2011-2019, të realizuar nga INSTAT dhe disa organizata ndërkombëtare rreth 50% e afro 177 mijë qytetarëve të larguar, janë të rinj të moshës 15-29 vjeç. Sipas studiuesve të fushës, arsyet kryesore lidhen me varfërinë, mungesën e punësimit dhe të zhvillimit në karierë.

Zallbastari

Zëri i Amerikës ishte në Zallbastar, një fshat vetëm 18 km larg Tiranës, me mbi 5 mijë banorë, dhe disa prej tyre thanë se emigrimi i të rinjve është një plagë për zonën.

“Shumë të rinj kanë ikur, mbi 12 vetë, shokë të mi, kanë ikur këtë vit, në Gjermani dhe Angli. Për çdo vit dhe më shumë ikin. Do shoh se mos iki dhe unë, këtu nuk rrihet”- tha për Zërin e Amerikës, Elson Selmani, një i ri 20 vjeçar nga Zallbastari, Tiranë.

“Të rinjtë po largohen, 6 nipa të mi kanë ik. Po e vuaj shumë këtë se dhe djali im 19 vjeç ka dëshirë të largohet. Kërkojmë punëtorë po nuk gjejmë. E mbaj me bashkëshorten lokalin”, tha për Zërin e Amerikës, Fatmir Elezi, një tjetër banor i Zallbastarit, pronar i një restoranti të vogël.

“Dy çunat e mi kanë ikur në Gjermani dhe Angli. Janë të moshës 20 dhe 22 vjeç. Këtu ështe jetesë e keqe, zonë e thellë, pa punë, kam ngel vetëm unë me bashkëshorten. Çunat që punojnë kanë ik”, u shpreh për Zërin e Amerikës Ibrahim Deda, banor i Zallbastarit.

“Kanë ik nga halli jo nga qejfi, sepse s’ka punë këtu. Bujqësi s’ka më, se ka shkuar 130 mijë lekë ( të vjetra) një kv. pleh kimik. Nuk punon njeri toka më. Blegtori s’ka më, se s’kanë leverdi. Ko do rrinë të rinjtë. Kanë ngel vetëm pleqtë”– vijoi një tjetër banor i Zallbastarit.

Studiuesit

Studiuesit thonë se emigrimi i të rinjve, lidhet me mungesën e politikave qeveritare në vijimësi, ndaj kësaj gjenerate. Të rinjve sipas tyre u mungon siguria në tregun të punës dhe shpresa për të ardhmen.

“Një numër i caktuar të rinjsh nuk e gjejnë veten askund në vendet ku ata banojnë, për arsye të mungesës së të ardhmes ekonomike, të mos pasjes së vendeve të punës, dhe për grupin e të shkolluarve mungon meritokracia. Pra, edhe nëse ti ekonomikisht ke një familje që të mbështet, ti nuk kë mundësi të hysh në tregun e punës pa lidhje nepotike, partiake, apo miqësore. Është një deformim i pashpresëi tregut të punës”- u shpreh për Zërin e Amerikës Nevila Xhindi, studiuese.

Emigrant në Angli

Një i ri, emigrant në Angli, i cili kërkoi të mbetet anonim, i tha Zërit të Amerikës, se kishte arritur të fitonte një degë të mirë në një prej Universiteteve në Shqipëri, por të ardhmen e shihte krejt të pashpresë, ndaj vendosi të largohet.

“Çfarë do bëja, do filloja punë me 400-500 mijë lekë rrogë, nuk dalin për asgjë, këtu ato lekë i fiton për një ditë punë. Ke mundësi me punë të ndershme të rritesh, të zhvillosh kapacitetet e tua dhe të fitosh të ardhura shumë e shumë më tepër se në Shqipëri, ku s’ke mundësi të ngrihesh në poste përveçse me njohje me miq dhe me rryshfete”, tha për Zërin e Amerikës një emigrant mbi 20 vjeç në Angli.

Autoritetet

Autoritetet thonë se po marrin masa, që të rinjtë ta shohin të ardhmen në Shqipëri, dhe se për këtë kanë hartuar një strategji të posaçme 7 vjeçare si dhe kanë miratuar një ligj për rininë. Në Shqipëri sipas statistikave zyrtare janë rreth 640 mijë të rinj, dhe rreth 26% e tyre, që i përket moshës 15-29 vjeç nuk është as në punë, as në shkollë dhe as në një trajnim profesional. Sipas Ministres së shtetit për rininë kjo përbën një shqetësim serioz, ndaj dhe është parash ikuar që gjatë këtij muaji për këtë kategori të fillojë aplikimi i garancisë rinore.

“Qeveria do t’i ofrojë një nga këto të treja, pra ose një praktikë punë, mundësi punësimi, ose një mundësi për të bërë një praktikë profesionale. Të tre opsionet për të zhvilluar aftësitë e tyre do t’i japin mundësi të rinjve, që së pari ta shohin Shqipërinë më të konkurueshme, sepse kur flasim për ofertën që ka Shqipëria, krahasuar më vendet e tjera më të zhvilluara, është në disavantazh ashtu si dhe mjaft vende që nuk janë bërë ende pjesë e BE-së”, tha për Zërin e Amerikës Bora Muzhaqi, Ministre shteti për rininë dhe fëmijët.

Shkollat profesionale

Një ndër politikat rinore të parashikuara nga qeveria, është zhvillimi i praktikave profesionale në fusha prioritare. Sipas autoriteteve, janë parashikuar për herë të parë dhe trajnime 6-12 mujore për kodimin, për t’u dhënë mundësi të rinjve, që të hyjnë në tregun ndërkombëtar të punës, pa u larguar nga Shqipëria. Një prej arsyeve që i shtyn të rinjtë të emigrojnë lidhet me pagat disa herë më të larta në perëndim.

Zyrtarët janë të vetëdijshëm për këtë dhe shtojnë, se është vështirë të konkurosh në këtë drejtim vende si Anglia, Gjermania apo Franca. E megjithatë ata thonë se po bëjnë përpjekje për të patur rritje të qëndrueshme ekonomike dhe një treg pune konkurues, me qëllim që të frenojnë largimin e të rinjve.

Por sërish vështirësitë për qeverinë janë të mëdha, në një kohë kur në perëndim nevojat për fuqi punëtore janë në rritje, dhe kjo sipas studiuesve përbën një faktor të rëndësishëm tërheqës.

Sfidat

“Pjesa më e madhe e vendeve europiane kanë nevojë për punonjës të kualifikuar dhe ata të quajtur të krahut. Gjermania pasi përfundoi shumë marrëveshje që kishte me Rumaninë për mjekë dhe infermierë, po i merr nga Shqipëria, me një proçedurë shumë të lehtësuar. Anglia është në proçes për ta bërë këtë, edhe pse në Angli kanë mbërritur 10 mijë shqiptarë në një kohë të shkurtër. Për momentin ka rreth 160 mijë mungesa në spitale për infermierë, ku do t’i marrë. Tregu i punës në perëndim nuk është më vetëm për të kualifikuarit tani ka nevojë dhe për fuqi punëtore të mirfilltë”- tha për Zërin e Amerikës Arjan Gjonça, Profesor i demografisë në “London School of Economics”, Angli.

Shqipëria sot ndodhet përballë sfidave të mëdha sa i takon politikave që duhet të ndjekë me qëllim frenimin e largimit të të rinjve nga vendi. Autoritetet zyrtare kanë përballë vështirësi të shumta, pasi masat e ndërrmara do duan kohë të prodhojnë rezultate, ekonomia është e dobët dhe jo konkurese, dhe ofertat për punë në tregun europian janë në rritje, çka i detyron mjaft të rinj të shohin si alternativë për një të ardhme më të mirë emigrimin.

Marrë nga VOA

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para

"Pastruesja e mori kasafortën me batanije"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

23:19 | 20/12/2025
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

22:49 | 20/12/2025
Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com