Hakerat iranianë vazhdojnë me goditjet ndaj sistemeve bankare në vend.
Këtë herë, në një dokument të tyrin me 30 faqe, grupi që mban emrin ‘Drejtësia e Atdheut’ (Homeland Justice) ka publikuar të dhënat bankare të 1000 bizneseve të mëdha e të vegjël, të personave fizik e juridikë dhe të institucioneve shtetërore.
Në tabelën që përmban dhjetë kolona shkruhet emri i subjektit, numri i llogarisë, shuma aktuale e gjendjes së parave që kanë në bankë, si dhe shuma e disponueshme.
Ndër të tjera, në listë është edhe gjendja e llogarisë bankare të firmës së biznesmenit afër qeverisë.
Geci Shpk, kompania e biznesmenit Ramë Geci ka në gjendje një shumë prej 380 milionë lekë të reja.