Në “Big Brother VIP Kosova” është formuar çifti i dytë. Po flasim për Andin dhe Gresën të cilën prej javësh kanë qenë shumë të afërt. Duke folur për raportin e tyre në spektaklin e fundit ata shprehën hapur pëlqimin për njëri-tjetrin. E mbrëmjen e djeshme ka ardhur edhe puthja e parë mes tyre.
Është modelja ajo që në pamjet e para shihet të ketë bërë hapin e parë duke i dhuruar një puthje në buzë Andit. Të dy janë të shtrirë bashkë në shtrat ndërsa ndajnë momentin intim për herë të parë.