Enver Sheshi, një prej personave të arrestuar në lidhje me aferën e Inceneratorit të Fierit ka ndërruar jetë në spital paraditen e sotme.
Sheshi i cili po vuante dënimin në burgun 313 në kryeqytet, ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës.
Dyshohet se 59-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit por nuk ka mundur të mbijetojë.