Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24-orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ndërkohë që janë regjistruar 29 raste të reja nga 499 testime të kryera.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Lajm i mirë për sa i përket personave të shëruar, ku në 24-orët e fundit janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni, 11 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 329,104 që nga fillimi i epidemisë.
“Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 499 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 29 qytetarë, në Bashkitë:
12 në Tiranë, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Dibër, Divjakë, nga 1 qytetarë në Fier, Tepelenë, Dimal.
Janë 207 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,104 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësië.