Inflacioni në Evropë ngadalësohet, kostoja e jetesës mbetet e lartë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inflacioni në Evropë ngadalësohet, kostoja e jetesës mbetet e lartë

14:22 | 07/01/2023
në Bota
0

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Evropa përfundoi një vit të vështirë me një farë lehtësimi të nivelit të inflacionit. Por ndërsa kostoja e jetesës mbetet ende jashtëzakonisht e lartë, ngadalësimi është një tregues se më e keqja mund të ketë kaluar për konsumatorët e lodhur.

Indeksi i çmimeve të konsumit për 19 vendet që përdorën monedhën euro u rrit 9.2% në dhjetor krahasuar me një vit më parë, ritmi më i ngadaltë që nga gushti, tha të premten agjencia e statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat. Kroacia iu bashkua eurozonës më 1 janar.

Ishte rënia e dytë radhazi e inflacionit që nga qershori i vitit 2021. Në nëntor, norma u ul në 10.1% pasi arriti kulmin me një rekord prej 10.6% në tetor.

Familjet dhe bizneset në mbarë Evropën janë rrënuar nga rritja e kostove të energjisë që kur Rusia nisi luftën e saj në Ukrainë në shkurt, e cila tronditi tregjet e naftës dhe gazit natyror dhe ka qenë nxitësi kryesor i inflacionit.

Shifrat e fundit tregojnë se kriza energjetike mund të jetë duke u zbutur tani për tani. Rritja e çmimit të energjisë u ngadalësua në 25.7%, nga 34.9% në nëntor dhe 41.5% në tetor.

Çmimet e gazit natyror kanë rënë nga nivelet më të larta të të gjitha kohërave këtë verë pasi Evropa ka mbushur kryesisht depon e saj për dimër me furnizime nga vende të tjera, ndërsa moti më i ngrohtë se zakonisht ka lehtësuar frikën për mungesa të energjisë gjatë sezonit të dimrit.

Rritja e çmimeve të ushqimeve, faktori tjetër që ka nxitur inflacionin evropian, mbeti pothuajse i pandryshuar. Çmimet e ushqimeve, alkoolit dhe duhanit u rritën me një ritëm vjetor prej 13.8% në dhjetor, pak më i lartë se një muaj më parë.

Inflacioni gjithashtu është përkeqësuar nga pengesat në furnizimet e lëndëve të para në mes të rimëkëmbjes së kërkesës globale të konsumatorëve pas përfundimit të kufizimeve të pandemisë COVID-19.

Kostot në rritje për energjinë dhe ushqimin kanë kërcënuar një recesion dhe kanë ushqyer trazirat pasi pagat nuk arrijnë të përballojnë ritmin e rritjes së çmimeve. Në të gjithë Evropën, personeli i metrove, punonjësit e spitaleve, shoferët e trenave, punonjësit e postës dhe kontrollorët e trafikut ajror kanë hyrë në grevë, duke kërcënuar trazira politike.

Një tregues se kostot e energjisë mbeten një shqetësim për udhëheqësit politikë, presidenti francez Emmanuel Macron të enjten u kërkoi furnizuesve të energjisë që të rinegociojnë ato që ai i quajti “kontrata abuzive” me bizneset e vogla për të siguruar rritje “të arsyeshme” të çmimeve.

Muajin e kaluar, Banka Qendrore Evropiane ngriti normën e saj bazë me gjysmë pike, duke ngadalësuar ritmin e saj rekord të rritjes së normave të interesit. Kjo praktikë përputhet me veprimet e ndërmarra nga homologët në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe gjetkë./VOA

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Rrahu gruan, e pëson 28-vjeçari nga Saranda

Më është zhdukur vajza 19 vjeçe -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Incidenti, avioni i linjës Stamboll

Incidenti, avioni i linjës Prishtinë- Stamboll del nga pista –

23:54 | 07/12/2025
Incidenti, avioni i linjës Stamboll

Incidenti, avioni i linjës Stamboll

23:06 | 07/12/2025
Atentati që tronditi Elbasanin, Oklid El Ouejdi (‘Kiço’) shpallet në kërkim për vrasjen e Mondi Mëhallës –

Atentati që tronditi Elbasanin, Oklid El Ouejdi (‘Kiço’) shpallet në kërkim për vrasjen e Mondi Mëhallës –

22:50 | 07/12/2025
Arrestimi i Nanos me bekimin e Amerikës? Rrëfimi i ish-ambasadorit të parë të SHBA në Tiranë –

Arrestimi i Nanos me bekimin e Amerikës? Rrëfimi i ish-ambasadorit të parë të SHBA në Tiranë –

22:20 | 07/12/2025
Jemi të rënduar psikologjikisht –

Jemi të rënduar psikologjikisht –

21:58 | 07/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Incidenti, avioni i linjës Prishtinë- Stamboll del nga pista –
  • Incidenti, avioni i linjës Stamboll
  • Atentati që tronditi Elbasanin, Oklid El Ouejdi (‘Kiço’) shpallet në kërkim për vrasjen e Mondi Mëhallës –
  • Arrestimi i Nanos me bekimin e Amerikës? Rrëfimi i ish-ambasadorit të parë të SHBA në Tiranë –
  • Jemi të rënduar psikologjikisht –
  • VIDEO/ Kristal Palas triumfon në transfertë dhe ngjitet në zonën Champions –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Incidenti, avioni i linjës Prishtinë- Stamboll del nga pista –
  • Incidenti, avioni i linjës Stamboll

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com