Koncesioni i laboratorëve, KLSH kallëzon në SPAK zyrtarët e MSH – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koncesioni i laboratorëve, KLSH kallëzon në SPAK zyrtarët e MSH

21:50 | 06/01/2023
në Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK shtatë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë për shkelje të dyshuara ligjore në dhënien me koncesion të shërbimit të laboratorëve. Tre zyrtarë të tjerë u kallëzuan për tenderin e blerjes së respiratorëve në kulmin e pandemisë së COVID-19.

Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi të mërkurën se ka dërguar për ndjekje penale tetë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe dy të tjerë nga Agjencia e Koncesioneve, ATRAKO, për shkeljet e dyshuara ligjore në dhënien e kontratës së partneritetit publik privat të shërbimit laboratorik si dhe me një tender gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.

Sipas një njoftimi të publikuar në faqen e KLSH, dhjetë zyrtarët u kallëzuan për veprën penale të “shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”.

“Nga auditimi i procedurës së koncesionit të lartpërmendur, janë evidentuar veprime të kundërligjshme të shtatë punonjësve, anëtarë të Kominisionit të Dhënies së Koncesionit/PPP, veprime këto që bien në kundërshtim me detyrimet ligjore që i atribuohet këtij komisioni, si dhe me dispozitat ligjore që normojnë procedurën e koncesionit në fjalë,”- thuhet në njoftimin e KLSH.

Auditi

Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes” u firmos në 24 prill 2019 mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe konsorciumit të kompanive Labopharma me 41%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium.

Ky shërbim pritet t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë mbi 13 miliardë lekë ose 104 milionë euro në dhjetë vitet e ardhme dhe po operohet nga kompania koncesionare “Laboratory Network”. Shkeljet në dhënien e kontratës PPP të laboratorëve janë pjesë e raportit të KLSH-së për buxhetin e vitit 2020. Sipas KLSH, komisioni i dhënies së koncesionit/ PPP ka refuzuar të marrë në konsideratë kundërshtimin e konsulentit IFC ndaj kualifikimit të konsorciumit që u shpall fitues.

IFC është akronimi i Koorporatës Ndërkombëtare të Investimeve, pjesë e Bankës Botërore. Sipas auditimit, IFC rekomandoi skualifikimin e konsorciumit fitues, nisur nga dyshimet se njëri prej operatorëve ekonomikë ishte në ndjekje penale në Spanjë, ndërsa njëri prej operatorëve nuk ka përqindjen e nevojshme të së drejtës së votës në kompaninë mëmë të tij.Sipas KLSH-së, në raportin përmbledhës të hartuar nga Komisioni i dhënies së Koncesionit nuk janë paraqitur kundërshtimet e IFC-së dhe nuk janë kryer hetimet e arsyeshme në përputhje me Dokumentet e Procedurës Konkurruese të miratuara. KLSH del në përfundimin se komisioni “duhej të kishte skualifikuar bashkimin e operatorëve të mësipërm”.

Tenderi për respiratorët

Përveç kontratës së shërbimit laboratorik, KLSH ka gjetur shkelje edhe në një tender për blerjen e respiratorëve gjatë emergjencës së shkaktuar nga COVID-19. Lidhur me këtë tender, janë kallëzuar në SPAK tre punonjës, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. KLSH ka konstatuar se ka pasur furnizim të vonuar ose mungesë furnizimi me respiratorë.

“Në përfundim u siguruan vetëm 5 respiratorë, nga 54 që ishte planifikuar nevoja për përballimin e situatës Covid, duke rrezikuar kështu shëndetin publik,”- thuhet në raport.

Nga auditimi i fondeve të caktuara për përballimin e COVID-19, KLSH thotë në raportin përmbledhës për buxhetin e shtetit 2020 se ka pasur mungesë të konsistencës së kodeve të projekteve të dedikuara për përballimin e situatës, duke e bërë gjurmimin e realizimit të tyre të vështirë ose thuajse të pamundur. Sipas auditimit, në këto fonde janë përfshirë edhe shpenzime operative për pagesën e energjisë, internetit, dietave e deri te lavanteria si dhe janë zbuluar raste të ndryshimit të destinacionit të fondeve në shumën 16.7 milion lekë.

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Zbulohet identiteti i shqiptarit që u vra në Itali

Zbulohet identiteti i shqiptarit që u vra në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com