Një denoncim ka mbërritur në faqen e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Sipas denoncuesit, mësuesit ende nuk kanë marrë rrogat e muajit dhjetor.
Berisha shkruan në Facebook, se qeveria luan bixhoz me pagat e mësuesve.
Denoncimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:
Berisha shkruan:
Arsimtarët nuk kanë marrë rrogat e muajt dhjetor!
Me rrogat e tyre luhet bixhozi qeveritar. Vitin e Ri e festuan me para borxh ose nuk e festuan fare.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik e mos dhënies së pagave nga Edi Rama mësueseve të vendit si dhe përdorimin fondit të pagave të tyre për interesa obskure qeveritare.
Kërkoj dhënien e menjëhershme të pagave mësuesve perfshirë këtu kamaten për vonesën.
Lexoni denoncimin e mesuesit dixhital.
Doktorr pershendetje! Shqetesim i madh eshte mos’hedhja e rrogave te mesuesve per muajin dhjetor. Te lutem ngrije tani si shqetesim se jam me ata tani dhe duhet patjeter te nderhysh.