Kryetari i LRE Arian Galdini është revoltuar me emisionin investigativ “Fiks Fare” dhe Top Channel. Kjo vjen pas denoncimit se ish-anëtarë të kësaj partie e akuzonin për mostransparencë me kontributet.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Galdini ka kritikuar sërish qëndrimin e “Top Channel” dhe “Fiks Fare”, të cilët pavarësisht se kanë bërë një denoncim, nuk i kanë dhënë hapësirë të flasë të vërtetën.
Ai thekson se është e turpshme, flagrante, joprofesionale, skandaloze për një televizion kombëtar që godet, bullizon, baltos, denigron një njeri padrejtësisht me shpifje dhe sajesa dhe nuk i jep mundësi të përgjigjet.
Sipas tij, mediat kombëtare janë bërë si furgonë hashashi që merren me qira e pagesë nën dorë e përdoren nga gjithfarë batakçiu, banditi, transportuesi e punëtori shtëpie bari.
“Edhe pyetja e fundit për “Top Channel” dhe “Fiks Fare”!
A nuk ju vjen turp që sulmoni e denigroni një njeri padrejtësisht dhe nuk i jepni as mundësinë të përgjigjet???
Ka prej datës 26 dhjetor që “Top Channel” dhe “Fiks Fare” kanë hedhur baltë me rrena e sajesa bajate kundër meje e ndonëse kronika e tyre nuk ishte as investigim e as e gjithëanshme, ata nuk ma kanë mua
A nuk është e turpshme, flagrante, joprofesionale, skandaloze për një televizion kombëtar që godet, bullizon, baltos, denigron një njeri padrejtësisht me shpifje dhe sajesa dhe nuk i jep mundësi njeriut të sulmuar që të përgjigjet???
Po kërkoj me ngulm që pas datës 26 dhjetor që “Top Channel” dhe “Fiks Fare” të më thërrasin e të më japin mundësinë e përgjigjes dhe të të vërtetave të mia, por ata refuzojnë paturpësisht…
Edhe thoni miq e qytetarë se kemi media të lira në Shqipëri…
Këtu mediat kombëtare janë bërë si furgonë hashashi që merren me qira e pagesë nën dorë e përdoren nga gjithfarë batakçiu, banditi, transportuesi e punëtori shtëpie bari…
Turp i madh…
Turp”, thekson Galdini.