Mbyllet mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministrat e tij. Në mbledhjen që është zhvilluar në dy ditë, Rama duket se i ka numëruar sekondat, duke u shprehur se kanë diskutuar 16 orë e 25 minuta.
Takimin e mbyll me një porosi, duke i rënë tavolinës me dorë: 2023 do e bëjmë tërmet.
Ndërkohë që me të marrë porosinë, të gjithë ministrat kanë duartrokitur liderin e tyre, madje disa e shoqëruan edhe me buzëqeshje batutën e Ramës.
“Maratona e diskutimit të fillimvitit në qeveri sapo mbaroi pas 16 orë e 25 minutash, ku kaluam në skaner çdo sektor për vitin që sapo iku dhe debatuam e miratuam objektivat konkretë të këtij Viti të Ri, i cili do të jetë një vit më pranë njerëzve, duke u nisur gjithnjë nga ata më në nevojë”, shkruan ai në Facebook.