Flakët që përfshinë godinën, por edhe tymi i madh ka qenë shkaku i vdekjes së 17-vjeçarit shqiptar, Ledjan Imeraj në Itali, i cili vdiq natën e ndërrimit të viteve. Ky është rezultati i autopsisë, i kryer nga mjeku ligjor Carlo Moreschi, i cili raportoi rezultatet e para në Prokurorinë Publike dhe raportin përfundimtar do ta dërgojë në javët e ardhshme, shkruajnë mediat italiane.
Karabinierët e Udine kanë marrë në pyetje fëmijët dhe operatorin e pranishëm në momentin e zjarrit dhe kanë marrë të gjithë dokumentacionin në lidhje me qendrën.
Me rëndësi thelbësore për hetimet do të jetë vlerësimi i ndërtesës që i është besuar inxhinieres Federica Angeli.
Hetimet vazhdojnë, ndërsa operatori 44-vjeçar, i cili ndodhet në spital mund të japë detaje që do të cojnë në zbardhjen e vërtetë të ngjarjes.