Në takimin elektoral të radhës,kandidati republikan Donald Trump polemizon sërish,pasi ka bërë për herë të dytë një deklaratë që sugjeron vrasjen e rivales së tij demokrate, Hillary Clinton.
Trump sugjeroi se, agjentët e sigurisë të zonjës Clinton duhet të dorëzojnë armët dhe “të shohin se çfarë mund t’i ndodhë asaj”. “Mendoj se truprojat e saj duhet të dorëzojnë armët. Ata duhet të çarmatosen, apo jo? Le t’i heqin armët meqenëse ajo nuk i do dhe të shohin ç’do t’i ndodhë asaj”, tha Trump në një takim të mbajtur në Majemi.
Stafi i Clinton e ka akuzuar republikanin për nxitjen e dhunës. “Qoftë kjo një thirrje për të provokuar protestuesit në një miting, apo një shaka, është sidoqoftë e papranueshme kur thuhet nga dikush që synon të marrë postin e presidentit”, deklaroi zëdhënësi Robby Mook.